106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Shkëlqim Hajdari: Kjo ditë është krenari për qytetarët autoktonë tiranas

11/02/2026 19:36

Perfekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari, ka përkujtuar 11 shkurtin 1920, ditën kur Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë.

Hajdari shkruan se kjo ditë “është krenari për qytetarët autoktonë tiranas, për familjet që e kanë ndërtuar me mund, kulturë dhe qytetari identitetin e saj, por edhe për të gjithë ata që ndër vite e kanë zgjedhur Tiranën si shtëpinë e tyre, duke e bërë sot metropolin e Shqipërisë”.

“Gëzuar 11 shkurtin Tiranë! Sot, më 11 shkurt, kujtojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare: 106 vjet më parë, në vitin 1920, Kongresi i Lushnjës shpalli Tiranën Kryeqytet të Shqipërisë.

Kjo ditë është krenari për qytetarët autoktonë tiranas, për familjet që e kanë ndërtuar me mund, kulturë dhe qytetari identitetin e saj, por edhe për të gjithë ata që ndër vite e kanë zgjedhur Tiranën si shtëpinë e tyre, duke e bërë sot metropolin e Shqipërisë.

Si Prefekt i Qarkut Tiranë, përulem me respekt para historisë së këtij qyteti dhe angazhohem që, së bashku me institucionet dhe qytetarët, ta çojmë përpara Tiranën tonë – moderne, të drejtë, mikpritëse dhe dinjitoze, ashtu siç e meriton kryeqyteti i Shqipërisë”-shkruan Hajdari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB