Video-lajm/ Protestuesi qëllon me gurë ndaj forcave të rendit, momenti kur e kap policia
10/02/2026 20:36
Përveç molotovëve dhe lëndëve piroteknike, protestuesit kanë përdorur edhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.
Sikurse shihet në pamje, një prej protestuesve godet me gurë në drejtim të policisë, ndërsa më pas neutralizohet dhe shoqërohet për t’u arrestuar.
Protesta e opozitës këtë të martë nuk ka qenë paqësore, pasi tetë efektivë policie kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjeve, ku u përdorën molotovë dhe fishekzjarrë.
Aktualisht ka nisur shpërndarja e protestuesve, pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit nga ana e policisë.
Top Channel