Video-lajm/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, Kuvendi “në flakë”
10/02/2026 20:32
Në “shënjestrën” e protestuesve të opozitës këtë të martë ishte edhe godina e Kuvendit.
Pasi e mbyllën me tensione protestën në Kryeministri, ata ju drejtuan Kuvendit ku hodhën molotovë dhe lëndë të shumta piroteknike.
Sikurse duket nga pamjet e përcjella nga gazetarja e Top Channel Elda Menga që ndodhet në terren, policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.
Top Channel