Vazhdojnë tensionet para Kuvendit/ Molotovë nga protestuesit, policia u kthehet me gaz lotsjellës
10/02/2026 20:22
Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë vijojnë para godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Protestuesit kanë vazhduar të hedhin molotovë drejt forcave të rendit, ndërsa raportohet se tetë prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, policia, përveç përdorimit të autobotëve me ujë, është kundërpërgjigjur edhe me gaz lotsjellës.
Pavarësisht këtyre masave, protestuesit nuk janë tërhequr, duke vijuar përplasjet me hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta.
Top Channel