“Veliaj po mbahet në burg sepse kërkoi këshillim ligjor në SHBA”, avokatët e kryebashkiakut: 1 vit paraburgim, gjyqi një spektakël politik
Raporti i Transparency International për vitin 2025 mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit përfshin edhe vlerësimet më të fundit për Shqipërinë dhe Kosovën në kuadër të krahasimit global mes 182 vendeve dhe territoreve.
Në këtë indeks, vendi ynë është vlerësuar me 39 pikë dhe në renditjen aktuale globale pozicionohet në vendin e 91-të. Indeksi reflekton perceptimin e nivelit të korrupsionit në sektorin publik dhe shërben si instrument krahasues ndërkombëtar mes shteteve.
Kosova, sipas të njëjtit raport, është vlerësuar me 43 pikë për vitin 2025, duke u renditur në vendin e 76-të. Mali i Zi është vlerësuar më mire në Ballkanin Perëndimor sa i përket luftës kundër korrupsionit. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 të Transparency International, Serbia ka marrë numrin më të vogël të pikëve.
Transparency Intertnational thotë se në disa vende të Ballkanit Perëndimor, përgjigja e dobët e gjyqësorit vlerësohet si një nga pengesat kryesore për luftën e suksesshme kundër korrupsionit, “teksa gjyqtarët dhe prokurorët po bëhen gjithnjë e më shumë objekt i sulmeve nga qeveritë”.
Në këtë drejtim, organizata përmend Serbinë ku thuhet se pas hetimeve për abuzime të dyshuara nga anëtarë të Qeverisë, Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi “po përballet me presion në rritje, përfshirë fushata denigruese të udhëhequra nga Qeveria, pengimin e bashkëpunimit me policinë dhe ndryshime ligjore që dobësojnë aftësinë e saj për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë”.
Në raportin e publikuar, TI tha se mesatarja globale e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit ka pësuar rënie në më shumë se një dekadë, në vetëm 42 nga 100. Renditja globale pasqyron pozicionin relativ të secilit vend në raport me vendet e tjera të përfshira në indeks.
Organizata thekson se të dhënat për përpilimin e indeksit bazohen në vlerësime nga burime të pavarura dhe përfshijnë elemente si ryshfeti, keqpërdorimi i fondeve publike, emërimet politike në administratë, transparenca në deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të interesit, si dhe mekanizmat për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në sektorin publik.

Top Channel