Tjetër tragjedi rrugore në Rumani, tre persona humbin jetën pranë vendit ku ndodhi aksidenti fatal me tifozët e PAOK-ut

10/02/2026 10:40

Një tjetër aksident tragjik rrugor ka ndodhur në Rumani pak ditë pas tragjedisë ku humbën jetën 7 tifozë të ekipit grek të PAOK-ut që udhëtonin nga Selaniku drejt Lyonit për të ndjekur ndeshjen.

Sipas mediave lokale këtë herë, tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasditen e ditës së dielë, në një aksident që ndodhi jashtë komunitetit të Domaşnea në Rumaninë perëndimore, ku u përfshi një kamion dhe një furgon.

Nga furgoni u nxorën trupat e pajetë të 3 personave, shoferi 58-vjeçar dhe dy fëmijë të moshës 16 dhe 13 vjeç, ndërsa shoferi i kamionit mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital nga një ekip i Shërbimit të Ambulancës Prefekturore.

Aksidenti ndodhi në të njëjtën rrugë ku, disa ditë më parë, shtatë tifozë të ekipit të PAOK-ut të Selanikut humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë, kur furgoni me të cilin po udhëtonin për në Francë u përplas me një kamion, pranë Lugoz, në qarkun Timiş.

Kujtojmë se i fundit nga tre të plagosurit, u transferua në Greqi të mërkurën, më 4 shkurt, me aeroplan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Timişoarës, për të vijuar trajtimin mjekësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB