Dy djem, 12 dhe 13 vjeç, janë dërguar me urgjencë në spital pasi u goditën me thikë në një shkollë në veri të Londrës.
Policia ka nisur një nisur një operacion urgjent kërkimi për të dyshuarin – për të cilin besohet se është një djalë adoleshent. Sulmi ndodhi në Kingsbury High School në Bacon Lane, në zonën Brent, rreth orës 12:40 sot.
Mësohet se dy viktimat ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Njëri prej tyre është dërguar në një qendër të madhe traume, bëri të ditur Shërbimi i Ambulancës së Londrës. Daily Mail mëson se dy goditjet me thikë ndodhën brenda ambienteve të shkollës, por nuk dihet nëse kanë ndodhur në një klasë.
Fotografi nga vendngjarja tregojnë një numër të madh mjetesh emergjence të grumbulluara rreth hyrjes së shkollës.
Në një njoftim në faqen e saj të internetit, Kingsbury High School tha se kishte pasur një “incident serioz” në ambientet e shkollës.
Stafi ka folur drejtpërdrejt me prindërit dhe kujdestarët e nxënësve të përfshirë, duke shtuar se situata tani është “nën kontroll”.
Shkolla ishte në izolim më herët gjatë ditës së martë, me askënd që nuk lejohej të hynte apo të dilte nga ambientet. Prindër u panë të grumbulluar rreth portave të shkollës pas ngjarjes. Një nënë e një nxënëse të klasës Year 8 i tha medias: “Kam qenë në panik, shumë fëmijë nuk i kishin telefonat me vete, kështu që nuk mund të lidhesha.
‘U desh të linin çantat dhe gjërat e tyre. ‘Të paktën tani e kam vajzën time. Është e tmerrshme – kaq e tmerrshme – ajo që ndodhi, që dikush të sillte një thikë në shkollë.
‘Vajza ime tha se ra alarmi i zjarrit kur ndodhi.’” Kingsbury High School është një shkollë që shërben për fëmijë nga 11 deri në 18 vjeç, me ambiente për ciklin e ulët dhe të lartë. Sipas të dhënave më të fundit të Departamentit për Arsimin, ajo ka 1,997 nxënës.
Top Channel