Dy të vdekur pas një sulmi të ri ajror amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor, shkon në 130 numri i viktimave që nga shtatori
Henrik Hoxhaj ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme si i pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”, duke zbuluar detaje të reja mbi ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend.
Sipas dëshmisë së tij të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ai ka pohuar se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit.
“Lulzim Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek Blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin.
Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot.
Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës. Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni.
Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro”, ka treguar ai.
Top Channel