Pak muaj më parë ndërroi jetë bashkëshortja e tij, 61-vjeçari nga Maliqi i jep fund jetës në banesë
10/02/2026 13:52
Një 61 vjeçar raportohet ti ketë dhënë fund jetës.
Ngjarja pak minuta më parë në fshatin Vashtëmi të bashkisë së Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se 61 vjeçari ka qëlluar veten me çifte. Viktimës para 3 muajsh i ka ndërruar jetë bashkëshortja dhe jetonte me të ëmën, ndërsa fëmijët i ka jashtë shtetit.
61-vjeçarin e ka gjetur të pajetë nëna e tij, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
Sakaq, policia në vendngjarje.
Top Channel