Është 34 vjeç dhe është kapiteni i Realit të madridit, të paktën përsa ka kohë që ka luajtur. Është një nga flamujt e fundit të skuadrës merenges e megjithatë nuk zbret më në fushën e lojës. Dani Carvajal është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi prej pak ditësh, por trajneri i Los Blancos, Alvaro Arbeloa nuk e ka hedhur asnjëherë në fushën e lojës.
Episodi më i bujshëm ishte ai i së dielës në Mestalla kundër Valencias; Arbeloa preferoi të hedhë në fushën e lojës si titullar, të riun Jimenez të Castilla, ndërkohë që Alexander-Arnold e aktivizoi në minutën e 76, për Carvajal vetëm pankinë, madje nuk bëri as nxemje dhe e kaloi kohën pas ndeshjes duke folur me përgatitësin atletik Antonio Pintus
Ashtu siç ndodh shpesh në këto raste, është dyshimi se këtu hyn skadenca e kontratës. Carvajal i përfundon në qershorin e këtij viti dhe ka një moshë relativisht të madhe sipas drejtuesve të klubit dhe trajneri po punon që futbollisti të vendosë t’i japë fund raportit pa shumë bujë dhe revanshe. Pak a shumë është një rast si i Tottit, por 7 vjet më vonë dhe në shtëpinë merenge.
Heshtja e Realit të Madridit në lidhje me hipotezën e rinovimit, sipas El Mundo Deportivo, vlen më shumë se 1000 fjalë. Mbeten dyshimet duke qenë se po flitet për një futbollist titullar në kombëtaren spanjolle që pas pak muajsh do të luajë në Boteror dhe për një lojtar që me fanelën e Los Blancos ka fituar shumë trofe mes të cilëve, 6 Champions League. Por tani është e qartë flamujt nuk ekzistojnë më vërtet.
Top Channel