Nis protesta e Partisë Demokratike/ Mbështetësit e opozitës mblidhen para selisë blu, mbërrin edhe Berisha

10/02/2026 17:06

Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Mbështetësit e opozitës janë mbledhur fillimisht pranë selisë blu, për të vazhduar më pas drejt Kryeministrisë.

Edhe kreu i PD, Sali Berisha sapo ka mbërritur në selinë blu, ku është pritur me ovacione nga mbështetësit.

Nga selia e Partisë Demokratike, Berisha së bashku me protestuesit do të bëjnë marshim drejt Kryeministrisë.

Pak orë më parë,  kryetari i PD-së, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp për të bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe. kryetari i PD-së, Sali Berisha doli sërish në një konferencë për shtyp për të bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe, ndërsa një ditë më parë ftoi në protestë edhe efektivët e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB