Kanosi ish-bashkëshorten në banesë dhe me mesazhe, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lezhë

10/02/2026 13:02
foto ilustruese

Një 42-vjeçar në Lezhë është shpallur në kërkim pasi ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.

Uniformat blu bëjnë më dije se shtetasi E. M., 42 vjeç banues në fshatin Bushat të Shkodrës ka kanosur në banesë dhe me mesazhe telefonike ish-bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtje pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve:

-shpallën në kërkim shtetasin E. M., 42 vjeç, banues në fshatin Bushat, Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur në banesë dhe nëpërmjet mesazheve telefonike, ish-bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Punohet për kapjen e 42-vjeçarit;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB