53 emigrantë të vdekur pas përmbysjes së një barke në brigjet e Libisë, mes tyre edhe dy foshnje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se planifikon të presë Presidentin kinez Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë deri në fund të vitit 2026, duke thënë se bisedimet do të përqendrohen në tregtinë dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Trump i bëri këto komente në një intervistë me NBC Neës. Ai tha se presidenti kinez pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë “deri në fund të vitit”, duke nënvizuar rëndësinë e takimit të ardhshëm.
“Ai do të vijë në Shtëpinë e Bardhë drejt fundit të vitit. Këto janë dy vendet më të fuqishme në botë dhe ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, tha presidenti amerikan, duke theksuar rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në skenën ndërkombëtare.
Sipas Trump, takimi i planifikuar me Xi Jinping do të përqendrohet kryesisht në çështjet tregtare, në një kohë kur marrëdhëniet ekonomike midis Uashingtonit dhe Pekinit mbeten thelbësore për ekonominë globale.
Presidenti amerikan kujtoi gjithashtu se planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë në prill, e cila, siç la të kuptohej, është pjesë e kontekstit më të gjerë të kontakteve të nivelit të lartë midis dy vendeve.
Deklaratat e Trump konfirmojnë gatishmërinë e palës amerikane për të mbajtur kanalin e komunikimit të hapur me udhëheqjen kineze, pavarësisht tensioneve të herëpashershme në marrëdhëniet tregtare dhe gjeopolitike midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Takimi i ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë, nëse zhvillohet, pritet të jetë një pikë referimi për rrjedhën e marrëdhënieve SHBA-Kinë në periudhën e ardhshme.
Top Channel