U shtrua pas problemeve me zemrën, ish-presidenti Alfred Moisiu del nga spitali, reagon QSUT
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Kalithea të Greqisë, ku një vajzë rreth 2 vjeçe me origjinë shqiptare, ra në një shatërvan. pasi i shpëtoi vëmendjes së prindërve të saj.
Mjekët në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” luftuan për rreth 40 minuta për të shpëtuar vajzën nga gjendja tejet kritike.
Pas përpjekjeve intensive të reanimacionit, sërish gjendja e saj shëndetësore mbetet jo stabël dhe ajo po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv.
Sipas burimeve mjekësore, gjatë marrjes së informacionit, prindërit u pyetën për moshën e fëmijës, e cila sipas vlerësimit të mjekëve nuk ishte më shumë se dy vjeç. Megjithatë, prindërit deklaruan se vajza ishte rreth 5 vjeçe, çka ngriti dyshime për dhënie të informacionit të rremë.
Autoritetet greke kanë shoqëruar për marrje në pyetje babain 25-vjeçar të fëmijës, me origjinë shqiptare, për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza për “ekspozim të të miturit ndaj rrezikut”. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi nënën 23-vjeçare, e cila ndodhet nën hetim, por aktualisht qëndron pranë vajzës së saj në spital, në prani të forcave të policisë.
Të dy prindërit pritet të dalin këtë të hënë përpara gjykatës, me akuzën e neglizhencës dhe mungesës së mbikëqyrjes së një të mituri.
Top Channel