Si u zbulua trafiku i pistoletave Kosovë-Shqipëri, po kërkohet punishtja që prodhonte imitime të pistoletave “Glock”

09/02/2026 15:20

Trafiku i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri tashmë po shndërrohet në një linjë të konsoliduar të grupeve kriminale shqiptare.

Operacioni i fundit ku në pranga ra 27-vjeçari Dugagjin Berisha e dëshmoi më së miri këtë. Pas shitjes të simuluar të 2 pistoletave, korrieri tashme në pranga  transportoi nga Kosova drejt zonës së freskut ne tiranë dhe 10 pistoleta të tjera të cilat u gjetën të fshehura brenda makinës së tij dhe u sekuestruan.

Pas këqyrjes së armëve të sekuestruara nga ana e policisë rezultoi se ato nuk janë të markës Glock, por imitim i saj, çka shtyu grupin hetimor të intensifikojë shkëmbimin e informacionin me palën kosovare për identifikimin e punishtes ku këto armë prodhoheshin.

Nga të dhënat paraprake hetimore rezulton se 27-vjeçari ka pasur rol vetëm transporti prandaj po verifikohet çdo e dhënë për të identifikuar gjithë zinxhirin jo vetëm të dërguesve në Kosovë por edhe të pritësve në Shqipëri të cilët dyshohet se janë në zonën e Freskut.

Vitin e kaluar policia e shtetit identifikoi 32 taste të trafikimit të armëve të zjarrit drejt vendit tonë. Shumica e tyre vinin kryesisht nga Kosova.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB