Përplasi një automjet teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur në aksin “Laç-Milot”, pranga 43-vjeçarit

09/02/2026 09:57
Foto ilustruese

Një 43-vjeçar është arrestuar pasi teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka përplasur një tjetër mjet në aksin “Laç-Milot”.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi R. Ll., 43 vjeç, banues në fshatin Gurzë të Kurbinit pasi teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka përplasur një mjet.

Si pasojë e aksidentit raportohet se ka patur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ll., 43 vjeç, banues në fshatin Gurzë, Kurbin, pasi në aksin rrugor “Laç-Milot”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. M., 26 vjeçe, banuese në Laç, Kurbin. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB