Përdhunoi dhe mbajti peng të dashurën e tij për 10 ditë, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari italian

09/02/2026 15:46

Karabinierët e Sassarit në Itali kanë arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar, i akuzuar për rrëmbim personi, torturë, plagosje, keqtrajtim në familje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një makth që ka zgjatur të paktën dhjetë ditë, mes dhunës, kërcënimeve dhe torturave.

Viktima është një vajzë 25-vjeçare, partnerja e të arrestuarit, e cila u gjet në gjendje shoku brenda banesës.

Karabinierët kur mbërritur në vendngjarje, nuk arritën të hynin në apartament pavarësisht përpjekjeve të përsëritura. Pasi u konstatua se brenda kishte persona, ata hynë nga një dritare me ndihmën e zjarrfikësve.

Brenda banesës, forcat e rendit gjetën vajzën në gjendje të rënduar psikologjike dhe me shenja të dukshme dhune.

Ajo deklaroi se ishte mbajtur e mbyllur në shtëpi nga i fejuari për rreth dhjetë ditë dhe se kishte pësuar dhunë të përsëritur fizike, fakt i konfirmuar nga mavijosjet e shumta në trup.

Hetimet kanë zbuluar se episodet e dhunës kishin nisur prej të paktën tre muajsh, që nga momenti kur marrëdhënia mes çiftit ishte përkeqësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB