Bashkëjetesa mes banorëve në shumë pallate të Durrësit nuk është e lehtë.
Shpesh lindin konflikte, pamundësi dhe paaftësi për të bashkëpunuar që çojnë në rrënimin e ambienteve te përbashkëta.
Tarracat, shkallët, pompat e ujit, ashensorët dhe mirëmbajtja e tyre mbeten vetëm përgjegjësi e banorëve, të cilët, edhe pse paguajnë rregullisht taksat, nuk kanë mbështetje nga Bashkia.
Situata është kritike në pallatet e vjetra, por edhe të rejat, që kanë administrator, përballen me të njëjtat sfida.
Edhe pse shpesh nuk mund të përballojnë shpenzimet mujore, pensionistët janë ndër më të rregulltit në pagesat për mirëmbajtjen e pallatit. Ndërkohë, problemet e përditshme të pallatit ndikojnë në jetën e të gjithë banorëve.
Administratorët e pallateve kërkojnë mbështetje nga bashkia dhe ndërmarrjet përkatëse për të menaxhuar këto probleme dhe për të lehtësuar bashkëjetesën mes banorëve, veçanërisht në pallatet e vjetra ku situata është dhe më problematike.
Top Channel