Dashnor Sula merr zyrtarisht detyrën si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me Ramën nuk jemi parë si armiq, por…

09/02/2026 17:07

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, mori zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Në mesazhin e tij të parë si kryeinspektor, ish-deputeti Sula zbuloi tre shtyllat kryesore, ku do fokusohet puna e tij.

Sula premtoi luftë pa kompromis ndaj bizneseve që abuzojnë me ligjin. Nga kundërshtar, tashmë pjesë e qeverisjes socialiste, nuk mungoi një mesazh i Dash Sulës edhe për Edi Ramën.

“Përkushtimi do jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri te ora që mbyllet dhe unë ju garantoj se do jem 24 orë për çdo problem që do ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin.

Gjej rastin në këtë moment sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë. Për mua kjo detyrë nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe.

Është një sfidë dhe një ‘dorashkë e hedhur’ për të përmbushur këtë mision”, deklaroi Sula.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB