4.83 miliardë euro qarkullojnë cash në Shqipëri, qytetarët po mbajnë gjithnjë e më shumë para fizike Rreziqet e vazhdueshme për sigurinë ushqimore në vend, të ngritura nga Top Channel, kanë vënë në lëvizje edhe Parlamentin e Shqipërisë, teksa një grup deputetësh së fundmi kanë ndërmarrë një projektligj që kërkon marrjen e masave “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë”.
Shqetësimi i bërë publik nga emisioni Inside Story në Top Channel, pas investigimit mbi cilësinë e bukës, ku është vënë re prania e arsenikut, një lëndë e rrezikshme për trupin e njeriut, është ngritur edhe në komisionet parlamentare.
“Rritja e vazhdueshme e rasteve me ndotës kimikë dhe biologjikë të produkteve ushqimore, si në prodhimin vendas ashtu edhe në import, ka krijuar një situatë alarmante. Produktet shqiptare bllokohen dhe kthehen në vendet ku eksportohen.
Në shumë raste, produktet e refuzuara nga ndërkombëtarët përfundojnë në tregun vendas, duke treguar dobësi serioze. Në dy vitet e fundit janë raportuar dhjetëra raste të produkteve të kontaminuara dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Refuzimi nga Kroacia i eksportit të specave, mandarinat e kontaminuara, konstatimi i luleshtrydheve me pesticide, peshku i infektuar me parazitë, mishi i pulës me salmonelë, akullorja me etilen, bllokimi i pjeshkëve shqiptare me nikel, apo skandali më i madh i pranisë së arsenikut në bukë, që është një alarm që ka shqetësuar shumë familje shqiptare.
Ndaj prania e ndotësve në zinxhirin ushqimor përbën një kërcënim serioz për popullsinë vendase dhe kërkon ndërhyrje urgjente”, u shpreh deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Inside Story zbuloi se prania e arsenikut inorganik në bukë, një produkt ushqimor që konsumohet vazhdimisht, arrinte deri në 0,266 miligramë për kilogram. Një nivel që, sipas ekspertëve të fushës, është tejet alarmant për shëndetin e njeriut.
Top Channel