53 emigrantë të vdekur pas përmbysjes së një barke në brigjet e Libisë, mes tyre edhe dy foshnje
Një tentativë grabitjeje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Itali, në autostradën që lidh Lecce-n me Brindisin. Objektiv i grabitësve ka qenë një furgon i blinduar i një kompanie sigurimesh.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë bllokuar rrugën duke parkuar një automjet të përfshirë nga flakët, çka e ka detyruar furgonin të ndalojë. Menjëherë pas kësaj, ata kanë tentuar të kryejnë grabitjen.
Në momentin e mbërritjes së forcave të rendit, grabitësit kanë hapur zjarr, ndërsa policia qëlloi si kundërpërgjigje. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të plagosur.
Pas dështimit të grabitjes, autorët janë larguar nga vendngjarja, shkruajnë mediat.
Rruga është bllokuar përkohësisht për të mundësuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës dhe kryerjen e hetimeve. Autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës, ndërsa trafiku do të rihapet pasi të rivendoset plotësisht siguria.
Top Channel