“SHBA i ka vendosur afat Rusisë”, Zelensky: Trump do që lufta do të mbarojë në qershor, do të ketë presion ndaj Moskës
Dokumente të reja të publikuara javën e kaluar në kuadër të dosjeve të Jeffrey Epstein zbulojnë se Princi Andrew kishte ftuar financierin amerikan, të akuzuar për krime seksuale, së bashku me një modele ruse për një darkë private në Buckingham Palace gjatë një vizite 4-ditore të Epstein në Londër.
Sipas email-eve të bëra publike, Epstein kishte punësuar një grua 26-vjeçare me emrin Vera për të marrë pjesë në një darkë dhe më pas e kishte shoqëruar atë në Pallatin Buckingham për një takim privat. Në dokumente, ajo përshkruhet si “magjepsëse” dhe “një mike e shkëlqyer”, shkruan The Sun.
Vizita e Epstein në Londër ndodhi vetëm dy muaj përpara se Princi Andrew ta kthente “nderin”, duke udhëtuar për ta vizituar atë në Nju Jork. Zbulimi vjen në një kohë kur, javën e kaluar, u hodhën pretendime se Andrew mund të ishte shënjestruar nga Rusia, përmes kontakteve seksuale të Epstein, për ta afruar atë.
Gruaja në fjalë shfaqet për herë të parë në dokumente në vitin 2010, kur ishte ftuar në një darkë të organizuar për presidentin e atëhershëm të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, në hotelin Ritz në Londër. Më 4 mars, Mark Lloyd, një mik i Epstein dhe bashkëpunëtor në organizimin e takimeve të nivelit të lartë, i kishte dërguar asaj një mesazh duke i thënë se Epstein kishte sugjeruar ftesën, pasi prania e saj do t’i shtonte “shkëlqim” mbrëmjes.
Top Channel