Shpërndau parlamentin pas konfliktit kufitar me Kamboxhian, kryeministri tajlandez rikonfirmohet në zgjedhjet e parakohshme pas fitores së thellë ndaj opozitës

08/02/2026 21:36

Fitorja e qartë e Kryeministrit aktual Anutin Charnvirakul në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës ofron shpresë për t’i dhënë fund një periudhe të zgjatur paqëndrueshmërie politike në Tajlandë.

Partia e kryeministrit tajlandez korri një fitore të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të ditës së sotme, duke ngritur mundësinë që një aleancë më e qëndrueshme tani mund të jetë në gjendje t’i japë fund një periudhe të zgjatur paqëndrueshmërie politike.

Anutin hodhi themelet për zgjedhje të parakohshme në mesin e dhjetorit, gjatë konfliktit kufitar me Kamboxhian, një veprim që, sipas analistëve politikë, duket se është planifikuar nga udhëheqësi konservator për të shfrytëzuar ndjenjat patriotike.

Është një rrezik që ia vlejti kryeministrit i cili pasi mori pushtetin pas rrëzimit të Kryeministrit Paetongtarn Shinaëatra të partisë Pheu Thai për shkak të krizës me Kamboxhian shpërndau parlamentin më pak se 100 ditë më vonë.

“Fitorja e sotme është një fitore për të gjithë tajlandezët, pavarësisht nëse votuan për partinë Bhumjaithai apo jo”, tha Anutin në një konferencë për shtyp.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i shërbyer popullit tajlandez me të gjitha forcat tona”, shtoi ai.

Me më shumë se 90% të qendrave të votimit që raportojnë rezultatet, rezultatet paraprake të shpallura nga komisioni zgjedhor treguan partinë e Anutin me një epërsi të konsiderueshme ndaj Partisë Popullore progresive në vendin e dytë, e ndjekur nga partia dikur dominuese Pheu Thai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB