Shkëmbimi i zjarrit në Milano, vdes pas një jave në spital 30-vjeçari kinez që tentoi të qëllonte policinë

08/02/2026 08:13

Liu Wenham, 30-vjeçari me origjinë kineze, i cili më 1 shkurt vodhi armën e një roje sigurie dhe më pas hapi zjarr ndaj një patrulle policie, ka ndërruar jetë pas një jave në spitalin.

30-vjeçari ishte plagosur rëndë gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, të cilat iu kundërpërgjigjën me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Piazza Mistral, në periferi të zonës Rogoredo, e njëjta zonë ku vetëm disa ditë më parë një trafikant droge 28-vjeçar maroken ishte vrarë nga një tjetër oficer policie gjatë një operacioni.

Sipas autoriteteve, 30-vjeçari, emigrant pa dokumente dhe pa vendbanim të përhershëm, vuante nga probleme të përsëritura mendore dhe ishte një person i njohur për forcat e rendit.

Pasditen e 1 shkurtit ai kishte sulmuar një roje sigurie me një shkop, duke arritur t’i merrte armën nga brezi. Gjatë largimit nga vendngjarja, u përball me një patrullë policie dhe hapi zjarr në drejtim të saj, çka detyroi oficerët të reagonin, duke e qëlluar në kokë dhe krah.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB