Nju Jorku pushtohet nga dëbora dhe acari, në qytet u regjistruan temperatura 10 gradë më të ulëta se në Antarktidë
Një skaf i një kompanie private transporti u përplas me një varkë dhe dy gondola ndërsa udhëtonte në Kanalin e Madh të qytetit dhe si pasojë tetë pasagjerë përfunduan në ujë.
Pas aksidentit, i cili ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një defekt në skaf, zjarrfikësit dhe palombarët, policia lokale dhe forcat e rendit iu përgjigjën thirrjes për ndihmë. Askush nuk u lëndua gjatë incidentit.
Zjarrfikësit nga Departamenti i Zjarrfikësve të Venecias ishin gjithashtu të pranishëm me dy automjete zjarrfikëse të lagunës. Të gjithë të përfshirët u shpëtuan dhe u dorëzuan nën kujdesin e personelit mjekësor të urgjencës.
Pas vlerësimeve fillestare, askush nuk u dërgua në spital. Zhytësit rajonalë po punojnë aktualisht për të siguruar zonën.
Top Channel