“Infrastruktura energjitike e Rusisë paguan për armët e Moskës”, Zelensky: Është sektori kryesor i sulmeve tona

08/02/2026 17:15

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se infrastruktura energjetike e Rusisë është një objektiv legjitim për sulmet ukrainase, sepse sipas tij sektori i energjisë është një burim të ardhurash për prodhimin e armëve të Moskës.

“Nuk kemi pse të zgjedhim nëse do të bombardojmë një objektiv ushtarak apo infrastrukturë energjitike. Putin e shet këtë energji. Ai shet naftë. Pra, a është energji apo është një objektiv ushtarak? Sinqerisht, është e njëjta gjë”, shkroi Zelensky në X.

“Ose ndërtojmë armë dhe bombardojmë armët e tyre ose bombardojmë burimin e parave të tyre. Dhe burimi është sektori i tyre i energjisë… Të gjitha këto janë një objektiva legjitimë për ne”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB