“Nuk mund të përsëritet rasti i Houthive”/ Mesazhi i Izraelit për SHBA-në: Iranin do ta sulmojmë të vetëm nëse…
Morgan McSweeney, shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, dha dorëheqjen sot, pas kritikave të shumta nga deputetët e Partisë Laburiste lidhur me emërimin e ish-ministrit dhe ish-ambasadorit Peter Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara, i cili është në qendër të polemikave pas shfaqjes së emrit të emrit të tij në dokumentet e dosjes “Epstein”.
Mandelson, i shkarkuar nga detyra në shtator të vitit të kaluar, është vënë sërish nën presion pas zbulimeve nga dokumentet që lidhen me financuesin e dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein. Dokumentet sugjerojnë se Mandelson mund të ketë ndarë informacione konfidenciale me Epstein ndërsa ishte sekretar biznesi.
Shumë deputetë laburistë e fajësuan McSweeney për përzgjedhjen e Mandelson, duke e bërë të qartë se dorëheqja e tij ishte e pritshme pas këtij skandali që ka vënë në pikëpyetje vendimin e kryeministrit Starmer për emërimin e Mandelson në postin diplomatik më të lartë.
Autoritetet vendase kanë ushtruar kontrolle edhe në pronat e Mandelson, për të verifikuar nëse ish-ministri ka mundur t’i dhurojë informacion sekret Epstein-it. Hetimet vazhdojnë.
Top Channel