Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, reagon Berisha: Një akt kriminal shtetëror i shëmtuar

08/02/2026 20:59

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani.

Kryedemokrati shprehu se ngjarja ishte një “akt kriminal shtetëror të shëmtuar”, dhe theksoi se Cakrani është goditur pa asnjë shkak, por vetëm për shkak të detyrës së tij.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar.

Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë.

Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit Kujtim Cakrani, dënon me forcën më të madhe këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapregatitur shtetëror të frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale dhe ju rikujton atyre se përgjegjësia direkte është e tyre dhe se drejtësia vonon por nuk harron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB