Atentat në Moskë, kush është zyrtari i lartë që tradhtoi Ukrainën dhe u sulmua në shtëpinë e tij
Tre persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël tip Cessna, me një motor, u rrëzua në oqean pranë brigjeve të Australisë Jugore, pasditen e së premtes.
Autoritetet konfirmuan se të gjithë personat që ndodheshin në bord, përfshirë pilotin, u gjetën të pajetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Long Bay, pranë qytetit portual Goolwa South, rreth 63 kilometra në jug të Adelaide, kryeqytetit të shtetit. Sipas policisë, avioni u përplas drejtpërdrejt me ujin, duke mos u lënë asnjë shans mbijetese personave në bord.
Menjëherë pas alarmit, shërbimet e emergjencës u nisën drejt vendngjarjes. Në operacion u përfshinë një helikopter i policisë, ekipet e Sea Rescue, si dhe tre mjete të Shërbimit Rural të Zjarrfikësve, për të ndihmuar në kërkime dhe sigurimin e zonës.
🚨🇦🇺 Light Plane Crash South Australia
Horrifying images are circulating of the light plane nose diving before it crashed off the coast of SA.
Three fatalities have been reported.
The wreckage has been brought to shore. Investigations into the incident are ongoing. pic.twitter.com/ElbecSOupJ
— Chyno News (@ChynoNews) February 6, 2026
Ndërkohë, Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) njoftoi se ka hapur një hetim formal për rrëzimin. Sipas autoriteteve, hetuesit pritet të mbërrijnë në vendngjarje sot, sapo rrënojat e avionit të nxirren nga oqeani.
ATSB bëri të ditur se hetimi do të përfshijë marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okularë, analizimin e materialeve vizuale dhe të të dhënave të gjurmimit të fluturimit, si dhe verifikimin e dokumentacionit të mirëmbajtjes së avionit dhe të historikut të pilotit. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë pamje video të incidentit t’i vënë ato në dispozicion të hetuesve.
Një dëshmitare okularе nga zona e Murray Mouth, Tamara, banore e Goolwa-s, përshkroi skena tronditëse pas përplasjes. Ajo tha se u drejtua menjëherë drejt vendit të ngjarjes pasi dëgjoi sirenat. “Ka shumë kaos këtu poshtë, është e frikshme”, u shpreh ajo.
Hetimet për shkaqet e sakta të rrëzimit të avionit janë ende në vijim, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në ditët në vijim.
Top Channel