Pajisja argëtuese “boxer” te Shkëmbi i Kavajës përcjell elektricitet, prindi i alarmuar: Ma hodhi fëmijën në ajër, duhet t’i stakojnë
The Telegraph ka rikthyer vëmendjen te shqiptarët në Angli, pas një rasti të ri që shqetëson autoritetet e emigracionit.
Sipas gazetës, shqiptarët postojnë video në TikTok dhe u japin udhëzime punëtorëve të paligjshëm si të shmangin kontrollin e oficerëve të Home Office dhe policisë.

The Telegraph shkruan:
Në videot e postuara, shqiptarët që punojnë pa leje këshillohen të mos përgjigjen pyetjeve të oficerëve, të filmojnë inspektorët dhe të sfidojnë autoritetet mbi kush po kontrollohet. Një qytetare shqiptare, tashmë me shtetësi britanike, paralajmëron: “Kujdes, bëni një plan daljeje dhe mos jepni informacion për punëdhënësin tuaj.” Ajo i krahasoi kontrollet me aksionet e ICE në SHBA.
Mesazhet shoqëruese tregojnë gjithashtu statistikat e fundit: arrestimet kanë rritur me 83% dhe grupet më të prekura janë komunitetet shqiptare, rome dhe aziatike. Përdoruesit e TikTok u japin numra kontakti dhe udhëzime se çfarë të bëjnë në rast kontrolli.
Home Office është kontaktuar për rastin, ndërsa zyrtarët britanikë po përpiqen të ndalojnë përhapjen e këtyre këshillave dhe të forcojnë kontrollet në bizneset që punësojnë punëtorë pa leje.
@itskinglira 📢📢Per Shqipetaret ne Angli.📢📢 Mos ndalo. Ke te drejta. KINI KUJDES! MESONI SI TE MBROHENI NGA AGJENTET E EMIGRACIONIT DHE OPERACIONET QE KANE FILLUAR KETE JANAR. #albania #fyp #lajme ♬ breaking news – FactRoom
Top Channel