Atentat në Moskë, kush është zyrtari i lartë që tradhtoi Ukrainën dhe u sulmua në shtëpinë e tij
Të paktën 14 persona humbën jetën kur një autobus doli nga një rrugë rurale në Bolivi dhe ra 150 metra në një përrua, tha policia.
Aksidenti vdekjeprurës ndodhi pranë komunitetit Mocomoko, në pjesën perëndimore të vendit. Autobusi ishte nisur për në kryeqytetin La Paz, sipas raportimeve të medias boliviane.
Numri fillestar i të vdekurve nga përplasja ishte të paktën shtatë, por ky numër u dyfishua disa orë më vonë. Një zëdhënës i policisë tha se banorët nxituan në vendngjarje përpara se të mbërrinin ekipet e shpëtimit dhe të lironin viktimat, të cilët u dërguan në La Paz dhe qytetin fqinj të El Altos. Fati i shoferit është i panjohur, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta për momentin.
#Ciudades| Un bus sufrió un grave accidente de tránsito la tarde de este jueves 5 de febrero, cerca de las 18.00, en el municipio de Mocomoco, en la provincia Camacho del departamento de La Paz.
De acuerdo con un informe preliminar, el hecho dejó al menos 10 personas fall3cidas y… pic.twitter.com/2DA9nrErg7— La Razón Digital (@LaRazon_Bolivia) February 6, 2026
Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Bolivisë, afërsisht 1,400 njerëz humbasin jetën çdo vit në aksidente trafiku, të cilat i atribuohen kryesisht neglizhencës së shoferëve dhe defekteve mekanike.
Top Channel