‘Familja ime pret telefonatën time sa herë jam në një mision’, komandanti: Efektivët e RENEA-s janë njerëz me shpirt dhe ndjenja, por profesionistë të trajnuar për situata ekstreme
“Xhesika do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”. “Na mungon shumë”. “Shkëlqeve dhe do të shkëlqesh gjithmonë”. Kështu e kujtojnë shokët shkollës dhe miqtë 15-vjeçaren Xhesika Kola që humbi jetën së bashku me babain Arti, nënën Jonida dhe vëllain Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni që mbrëmjen e së mërkurës në Porcari të Italisë.
Mbrëmjen e së enjtes, shumë të rinj, së bashku me prindërit e tyre, u mblodhën për të kryer homazhe për humbjen e madhe. Dhimbja për këtë tragjedi ka prekur edhe një tjetër shkollë të mesme, atë të Porcarit, që frekuentohej nga kushëriri i Xhesikës dhe Hajdarit, djali i Durim Kolës, vëllait të Artit, i cili mbrëmjen e së mërkurës hyri në shtëpi bashkë me karabinierët duke u përpjekur të shpëtonte familjen.
I shtruar në spital po atë mbrëmje pasi kishte thithur edhe vetë monoksid karboni, Durimi u kthye në shtëpi të enjten është jashtë rrezikut për jetën, por thellësisht i tronditur, shkruan Corriere. “Nuk arrita t’i shpëtoja”, u ka thënë njerëzve më të afërt.
Prokuroria e Luccas do të urdhërojë autopsinë e trupave, ndërsa shtëpia mbetet e sekuestruar: hetimet teknike po vazhdojnë dhe nuk përjashtohet mundësia e një ekspertize mbi kaldajën. Për momentin nuk ka persona të regjistruar si të dyshuar, megjithëse është hapur një dosje për vrasje nga pakujdesia e shumëfishtë.
Top Channel