NASA konfirmon fluturimin e parë për në ISS pas evakuimit mjekësor historik

07/02/2026 09:10

Katër astronautë të ekuipazhit Crew-12 do të ngrihen më 11 shkurt me raketën Falcon 9 të Spacex për të rivendosur ekuipazhin prej shtatë anëtarësh të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), pas evakuimit urgjent mjekësor të Crew-11, njofton NASA.

SpaceX kishte pezulluar përkohësisht fluturimet e Falcon 9 për të hetuar një “dështim të motorit të fazës 2”, por anija kozmike ka marrë lejen për t’u rikthyer në fluturim.

Crew-12 do të zëvendësojë ekuipazhin aktual minimal prej tre astronautësh, ndërsa NASA nuk ka dhënë detaje mbi problemin shëndetësor që shkaktoi ndërprerjen e misionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB