Makina përplas motorin në Lungomare, plagoset drejtuesi i motomjetit, transportohet me urgjencë në spital
07/02/2026 20:16
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca.
Policia po kryen dhe hetimet përkatëse dhe për të nxjerrë shkaktarin e aksidentit.
Top Channel