Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hapur një faqe të re zyrtare të qeverisë me synim uljen e kostove të barnave me recetë për qytetarët amerikanë.
Platforma, e quajtur TrumpRx.gov, u prezantua nga Shtëpia e Bardhë si pjesë e përpjekjeve të administratës për të frenuar çmimet e larta të ilaçeve në tregun amerikan. Faqja liston mbi 40 ilace nga pesë kompani të mëdha farmaceutike – të cilat kanë arritur marrëveshje çmimesh me administratën Trump.
Sipas presidentit, reduktimi i cmimeve aty do të jetë i ndjeshëm. “Do të kurseni një pasuri,” u shpreh Trump, duke e cilësuar iniciativën si “një hap shumë pozitiv për kujdesin shëndetësor në përgjithësi”. Presidenti përmendi politikën e tij “Most Favored Nation” si arsye kryesore që u bënë të mundshme çmimet më të ulëta, duke u siguruar sic tha që Shtetet e Bashkuara të mos paguajnë më shumë se vendet e tjera. Platforma premton ofrimin e “çmimeve më të ulëta në botë për barnat me recetë”; përdoruesit mund të kërkojnë medikamentin që u nevojitet, të shkarkojnë një kupon dhe ta paraqesin atë në farmaci për të përfituar çmimin e reduktuar.
TrumpRx.gov nuk funksionon si shitës i drejtpërdrejtë i barnave. Në vend të kësaj, faqja shërben si ndërmjetës, duke i drejtuar qytetarët drejt faqeve të prodhuesve që ofrojnë shërbime direkte për konsumatorët ose duke siguruar kuponë për blerje në farmaci.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, iniciativa do t’u mundësojë pacientëve amerikanë të përfitojnë zbritje të ndjeshme për disa nga barnat më të shtrenjta dhe më të përdorura në vend.
Top Channel