Sasia më e madhe e konfiskuar ndonjëherë, policia e Maqedonisë së Veriut sekuestron mbi 30 tonë kanabis
Shtetet e Bashkuara akuzuan Kinën për kryerjen e testeve të fshehta bërthamore, edhe pse Uashingtoni shprehu dëshirën për ta parë Pekinin të bashkohet me një arkitekturë të kontrollit të armëve përkrah Rusisë.
“Sot, mund të zbuloj se qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni se Kina ka kryer teste bërthamore”, duke përfshirë përgatitjet për teste prej “disa qindra tonësh”, tha Nënsekretari i Shtetit për Kontrollin e Armëve Thomas DiNano në Konferencën për Çarmatimin në selinë e OKB-së në Gjenevë.
Ai akuzoi ushtrinë kineze se “po kërkon t’i fshehë këto teste nga pjesa tjetër e botës” duke përdorur një “metodë që synon të zvogëlojë efektivitetin e mbikëqyrjes sizmike”. Sipas tij, Kina kreu një provë bërthamore të këtij lloji më 22 qershor 2020.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në nëntor se Rusia dhe Kina kishin kryer teste bërthamore “por nuk po flasin për këtë”, pa sqaruar megjithatë natyrën e tyre, deklarata që u mohuan nga Pekini.
Top Channel