Shkëlqim Hajdari do të jetë prefekti i ri i Tiranës.

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë këtë të premte.

Një muaj parë  zoti Hajdari dha dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm i inspektoriateve në Shqipëri.

Ai udhëhoqi një reformë të thellë në përmirësimin e punës të inspektimeve.

Shkëlqim Hajdarit i besohet posti prefektit të Tiranës jo rastësisht.

Ndër vite ai ka qenë një forcë shtytëse e promovimit të vlerave të kryeqytetit si kryetar i asamblesë për Shoqatën Tirana.

Vitin e shkuar zoti Hajdari organizoi në Tiranë një manifestim solidariteti në mbështetje të udhëheqësve të UCK-s të cilët po gjykohen në Hagë.

Me një karrierë të gjatë mbi 20 vjeçare,  si prokuror Shkëlqim Hajdari ka drejtuar për shumë vite edhe shoqatën e prokurorëve.

Detyrat kryesore në karrierën në Drejtësi:

2002- 2008 Prokuror në Tiranë

2005- 2012 Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve

2008- 2015 Prokuror dhe Drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë

2012- 2016 Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve

2015- 2016 Prokuror sektori në Shkodër

2016- 2026 Inspektor i Përgjithshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB