Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, prezencë uji në dhjetëra oborre banesash

06/02/2026 18:25

Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimi i përrenjve kanë krijuar probleme pasditen e sotme në fshatin Bardhaj në Shkodër.

Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani raporton se kanali kryesor doli mbi rrugë për shkak të prurjeve, ndërsa vërshimi i ujërave përmbyti tokat bujqësore.

Në dhjetëra shtëpi kishte prani uji në oborre. Banorët tregojnë për problemet e shkaktuara. Ndërhyrja e Bashkisë Shkodër solli normalizimin e situatës në kanalin kryesor dhe në rrugë, ndërsa bëhet apel për mbajtjen hapur të tij nga banorët dhe të mos hidhen mbetje në të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB