Inspektori i lartë i drejtësisë ka publikuar problemet që solli amnistia e kaluar, pikërisht ditën kur qeveria ka miratuar amnistinë penale prej cilës, pasi t’i kalojë komisioneve parlamentare parashikohet të fitojnë lirinë e menjëhershme 447 të burgosur si dhe 853 të tjerë të përfitojnë ulje dënimi.
ILD deklaron se nga amnistia e 2024 ka konstatuar konfuzion në interpretimin e saj, pasi nga ana e prokurorëve nuk ka pasur veprim të menjëhershëm të vendimeve të shkurtuara, që do të thoshte zbatim amnistie, praktika të ndryshme, diferencë e madhe në kohë mes vendimit të formës së prerë dhe përcjelljes së tij.
Megjithatë e vërteta është se institucionet u vunë në lëvizje pas investigimit të TCH mbi zbatimin e amnistisë 2024, bazuar në ankesat e dhjetëra të burgosurve që treguan se kishin ngecur për procedurë dhe nuk po përfitonin.
Kronikë datë 20 qershor 2024 Top Channel mëson se dy të burgosura, Dhurata Saliaj, e dënuar për sigurim mjetesh për vrasjen e ish-bashkëshortit dhe Anxhela Kaca, ndonëse përfitojnë nga amnistia, nuk janë liruar ende për shkak të mos zbardhjes së vendimeve për bashkimin e dënimeve.
Kronikë 15 qershor 2025 rekomandimi mban datën 10 qershor 2025 dhe në të sillet në vëmendje shqetësimi i të dënuarve mbi mos zbardhjen e vendimeve në kohë, çka ka sjellë një kontroll të Avokatit të Popullit edhe ndaj akuzës.
Në konkluzionet e ILD megjithëse me shumë vonesë përmendet domosdoshmëria e bashkërendimit midis institucioneve kur miratohen nisma si ligji për amnistinë.
ILD njofton se do të nisë një inspektim në gjykatën e apelit dhe të shkallëve të para për afatet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Rasti tipik është ai Gilmando Danit që kërkoi të zbatohej amnistia, por çështja ndaj tij u zvarrit. Ai fitoi lirinë dhe teksa u vra në aeroport për të doli data se kur do shqyrtohej amnistia e tij.
Top Channel