Prej 8 orësh, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur këtë të premte, me një pushim të shkurtër në mes, por pa dhënë asnjë njoftim për arsyet e këtij takimi.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nga burime jo zyrtare ka mësuar se diskutimi maratonë në këtë mbledhje, është në lidhje me padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për çështjen e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Po ashtu jo zyrtarisht, mësohet se mbrëmjen e sotme, gjasat janë që 8 gjyqtarët e Kushtetueses, të dalin me një vendimmarrje lidhur me Belinda Ballukun.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB