Zbulimi i The Guardian: Avioni privat në pronësi të një miku të Trumpit u përdor nga ICE për të deportuar palestinezët në Bregun Perëndimor

05/02/2026 18:53

Një avion privat luksoz në pronësi të biznesmenit amerikan Gil Dezer, mik i afërt dhe donator i familjes Trump, është përdorur nga autoritetet amerikane të emigracionit (ICE) për deportimin e palestinezëve nga SHBA drejt Izraelit dhe më pas në Bregun Perëndimor, zbulon një hetim i The Guardian.

Sipas raportimit, avioni tip Gulfstream ka kryer të paktën dy fluturime sekrete nga Arizona drejt Tel Avivit, duke transportuar burra palestinezë të arrestuar nga ICE. Pas mbërritjes në Izrael, ata janë shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe janë lënë në pika kontrolli në Bregun Perëndimor.

Një prej të deportuarve, 24-vjeçari Maher Awad, i cili kishte jetuar pothuajse gjithë jetën në SHBA dhe kishte familje atje, tha se ata u lanë “si kafshë në anë të rrugës”, të veshur me rroba burgu dhe pa asnjë ndihmë.

I gjithë operacioni konsiderohet politikisht i ndjeshëm dhe sinjalizon një ndryshim të qartë të politikës së deportimeve nën administratën Trump. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, përdorimi i avionëve privatë dhe mungesa e transparencës ngre shqetësime serioze për shkelje të të drejtave dhe mungesë llogaridhënieje.

Autoritetet amerikane dhe izraelite kanë refuzuar të komentojnë detajet e operacionit, ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare deklaroi shkurt se “çdo emigrant pa të drejtë qëndrimi do të largohet nga vendi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB