Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një fjalim të gjatë në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, duke prekur tema nga ushtria, sporti, feja dhe politika e tij e emigracionit.
Trump vlerësoi forcat e armatosura, duke thënë: “Kemi një ushtri ku të gjithë duken si Tom Cruise, por janë më të gjatë”. Ai gjithashtu përmendi sukseset sportive, duke u mburrur se ka ndihmuar për sjelljen e Lojërave Olimpike të vitit 2028 në Los Angeles dhe të Kupës së Botës këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në fjalimin e tij nuk munguan komentet për “zgjedhjet e humbura” të vitit 2020.
Trump:
We are going to rededicate America as one Nation under God. pic.twitter.com/mjq8YGAcGG
— Clash Report (@clashreport) February 5, 2026
PRESIDENT TRUMP: "I got the Olympics to come to the United States and I got the World Cup to come to the United States… And I probably won't even be invited to be there. And I was really angry."
"And then they rigged the election and then I said, 'I'm coming back!'" pic.twitter.com/feTpusRKVX
— Fox News (@FoxNews) February 5, 2026
Një tjetër pikë kryesore e fjalimit ishte feja. Trump u shpreh se ka bërë “më shumë për fenë sesa çdo president tjetër” dhe kritikoi ata që votojnë për Demokratët. Ai komentoi gjithashtu me humor për idenë e shkuarjes së tij në parajsë: “Kur thashë se nuk do të shkoja kurrë në parajsë, po bëja shaka… Me të gjitha të mirat që bëj, ndoshta do t’ia dal.”
Trump:
I really think I probably should make it to Heaven.
I am not a perfect candidate but I did a lot of good for perfect people. pic.twitter.com/eR3Gp0zAD9
— Clash Report (@clashreport) February 5, 2026
Presidenti Trump premtoi gjithashtu të “ripërkushtojë Amerikën si një Komb të Vetëm nën Zotin” dhe foli për politikën e tij të imigracionit, duke theksuar largimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm. Ai iu përgjigj edhe kritikëve që e akuzojnë se është diktator, duke thënë se ata janë të padrejtë dhe se sulmet ndaj të krishterëve do të trajtohen me vendosmëri.
Fjalimi i tij përfshiu një përzierje mes seriozitetit, politikës dhe shakave, duke reflektuar stilin karakteristik të Presidentit Trump.
Top Channel