Rrezik për rënie të ortekëve, autoritetet thirrje qytetarëve që kërkojnë të lëvizin në Qafë Thore
05/02/2026 20:03
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë mbrëmje se qarkullimi në Qafë Thore është aktualisht i hapur, por vijon puna për pastrimin e borës që po bie, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës për shkak të rrezikut të mundshëm nga ortekët.
Mjetet që kanë nevojë të lëvizin, këshillohen të qarkullojnë tani, me qëllim shmangien e lëvizjeve gjatë orëve të vona të natës.
Reshjet e borës po vazhdojnë dhe, nëse shtohen gjatë natës, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve.
Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren me mjete dhe punëtorë në gatishmëri për çdo situatë.
Top Channel