U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Një tragjedi e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytezën e vogël të Porcarit, në Itali, ku një familje shqiptare humbi jetën për shkak të helmimit nga rrjedhja e gazit.
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, ka shkuar në fshatin Gryksh të Peqinit, ku ka jetuar familja Kola para se të largohej drejt shtetit fqinj.
Ajo ka takuar disa prej banorëve, të cilët shprehen të tronditur.
“Na erdhi shumë keq, ishin njerëz të mirë punëtorë, kishin 3-4 vite që kishin ikur. Ata ishin tani në janar të vjelur ullinjtë. Na ka ardhur shumë keq, ishin shumë njerëz të mirë, shumë punëtorë.
Po na dridhet shpirti, kaq keq na vjen. Jemi në një lagje njerëz punëtorë, i rriti gjyshja. Çfarë të thuash, është e pabesueshme, kanë vetëm gjyshen gjallë edhe me atë patën ndenjur. Tragjedi e rëndë shumë”, u shpreh një banore.
Top Channel