Një person i armatosur hapi zjarr ndaj forcave të policisë, rrëzohet helikopteri që po ndihmonte efektivët në terren, dy të vdekur në SHBA

05/02/2026 21:35

Dy efektivë të Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua gjatë një operacioni për neutralizimin e një personi të armatosur në qytetin Flagstaff, SHBA.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, teksa forcat e rendit po i përgjigjeshin një kallëzimi për dhunë në familje. Sipas autoriteteve, një person i armatosur hapi zjarr ndaj policisë nga çatitë e banesave, një përplasje të armatosur që zgjati rreth dy orë.

Helikopteri i policisë po mbështeste operacionin nga ajri, duke monitoruar situatën, kur u rrëzua për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë, humbën jetën piloti dhe një oficer policie.

I dyshuari u arrestua rreth orës 22:20 me orën lokale dhe ndodhet në spital me plagë jo të rënda për jetën.

Autoritetet federale kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të helikopterit, ndërsa zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues politikë shprehën ngushëllime për familjet e viktimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB