Elbasanin e zë “gripi”/ Virusi shkakton sëmundje te banorët, shtrime jashtë kapaciteteve të spitaleve Shqipëria është e mbushur me shtëpi të mëdha e të bukura brenda të cilave jetojnë të moshuar të vetmuar.
Fëmijë që largohen për një jetë më të mirë e prindër që nuk e përballojmë dot kurbetin duke zgjedhur vetminë. Këtë panoramë e gjen në çdo qytet e fshat.
Zak Panxhi është 81 vjeç ai jeton vetëm në fshatin Shtërnem të Cërrikut. Dita përballohet thotë i moshuari, por nata është e vështirë: “Bashkëshortja më ka vdekur në ‘93. Kalamajtë ikën në Greqi edhe qëndrova disa kohë atje, iu rrita kalamajtë. Pastaj u ktheva sepse nuk ishte për mua atje.
“Që të jetosh vetëm dihet. Në qytet futesh brenda mes 4 mureve, je si në burg. Ashtu është të jetosh vetëm. Dita bëhet si bëhet se del takon ndonjë, bën ndonjë punë. Ka raste që 24 orë nuk flet fare”.
Pasi humbi bashkëshorten Zaku mësoi të gatuajë, të lajë e të hekurosë. Ju dorëzua fatit. Por përlotët teksa kujton kohën kur shtëpitë ishin plot më fëmijë. Megjithatë 81-vjeçari është i lumtur që fëmijët kanë krijuar jetën e tyre me punë e përkushtim.
“Për të rinjtë nuk jam në pishman. Shkuan andej për një jetë më të mirë. Por jam i kënaq me kalamajtë. Çdo ditë më marrin në tel.
Më mungon dhe ishte kënaqësi. Unë jam azil këtu. Azil pleqsh. S’jam vetëm unë kështu. Janë të gjithë. Kënaqësi ishte të kishe fëmijët. Të merr malli të dëgjosh një zë fëmije”, thotë Panxhi.
Në shumë qytete shërbimet sociale për të moshuarit mungojnë. Në fshatra as mund të flitet për të tilla, këtu shoqëri të moshuarve u bëjnë punët e bujqësisë e kafshët shtëpiake.
Top Channel