Agim Ismaili, ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

Pak ditë më parë u ngrit akuza ndaj tij, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurve Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, ish kreu i Burgjeve.

Agim Ismaili hetohet në gjendje të lirë dhe akuzohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;

Në dosjen e dorëzuar gjykatës ku SPAK thotë se hyrja e paautorizuar u krye në formën e grupit kriminal janë në akuzë Agim Ismailaj, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni. Ky i fundit rrëfen se miku i tij Rrokaj i kishte nisur në whatsapp edhe letër porosi drejt Austrisë, por edhe një link që nuk hapej mbi bisedat e përftuara nga aplikacioni sky ecc.

Gjoni insiston se i delegoi informacionet tek miq me të cilët fliste rreth aktualitetit në Shqipëri dhe një ndër ta edhe ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili. Por SPAK e konsideron përfitimin e të dhënave si të koordinuar dhe për këtë sillet një bisedë ku kërkohen të dhëna edhe për Ulsi Manjën, për të cilin ish zyrtari i burgjeve përgjigjet, do ishte e hatashme.

Arnold Rrokaj ka insistuar se hyri në faqen e SPAK i shtyrë nga kurioziteti dhe se sipas tij duke provuar fjalëkalimet ka thyer e-mailet e tre prokurorëve që kishin email me password ‘SPAK 2019’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB