“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00, Top Channel zbulon listën ku do aplikohet projekti
25/02 19:54
Janari ka shënuar kulmin e sezonit të gripit i cili ka prekur në gjendje të rënduar sidomos fëmijët.
Ndryshe nga vitet e tjera, virusi ka qenë më i fortë me temperaturë të lartë dhe të vështirë për tu menaxhuar dhe një sëmundje e zgjatur në kohë.
Përpos këshillave të zakonshme të përdorimit të lëngjeve dhe ushqimeve të shëndetshme, mjekët rekomandojnë prindërit, të mos dërgojnë fëmijët në shkolla e kopshte kur janë të sëmurë.
Përpos qendrave shëndetësore ku çdo mjek viziton çdo ditë rreth 40 fëmijë, pediatria e Elbasanit, si rrallë herë, këtë janar ka pasur raste të shtrimeve tej kapaciteve ndërsa fluksi i përditshëm ka shkuar nga 100-120 paraqitje.
Top Channel