Kina “nuk fshihet më”, CNN: Shpalosi planin për të sfiduar dollarin për dominim Sulmi më i madh ajror që Rusia ka ndërmarrë deri më tani gjatë natës në Ukrainë duket se mund ta shtyjë Kievin të ndryshojë qëndrim në lidhje me bisedimet e Abhu Dhabit.
Presidenti Volodymyr Zelensky se përbërja dhe roli i delegacionit ukrainas atje, do të rishikohet. Përdorimi nga Moska i 71 raketave dhe 450 dronëve dëshmon se qëllimet ruse kanë mbetur të pandryshuara që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022, u shpreh ai, ndërsa shtoi se Rusia vazhdon të mbështetet te lufta dhe shkatërrimi, duke mos e trajtuar diplomacinë si një alternativë serioze.
“Çdo sulm i tillë konfirmon se qëndrimet në Moskë nuk kanë ndryshuar. Ata vazhdojnë të zgjedhin luftën dhe shkatërrimin e Ukrainës, ndërsa puna e ekipit tonë negociator do të përshtatet me këto rrethana“-u shpreh Zelenksy.
Presidenti ukrainas nuk sqaroi se cilat do të jenë ndryshimet konkrete në qasjen e Kievit, pas sulmit në të cilin Rusia përdori raketa balistike Iskander-M dhe sisteme S-300 kundër infrastrukturës civile dhe energjetike. Moska i ka intensifikuar ndjeshëm sulmet javët e fundit, e kjo, në një kohë kur në Ukrainë temperaturat kanë rënë në minus 20 gradë Celsius.
Zelensky theksoi se shfrytëzimi i ditëve më të ftohta të dimrit për të terrorizuar popullsinë është një tregues i qartë se Rusia i jep përparësi dhunës ndaj diplomacisë. Ai shtoi se Rusia e kishte shfrytëzuar propozimin e Shteteve të Bashkuara për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike jo për të avancuar dialogun, por për të grumbulluar armatim dhe për të goditur në momentin më të rëndë për civilët. “Pa presion ndaj Rusisë, kjo luftë nuk do të përfundojë.
Aktualisht, Moska po zgjedh terrorin dhe përshkallëzimin, prandaj kërkohet presion maksimal”, theksoi Zelensky. Raundi i parë i bisedimeve trepalëshe në Abu Dhabi, i mbajtur në fund të janarit, prodhoi pak përparim. Edhe pse palët i cilësuan negociatat si “konstruktive”, territori i Ukrainës i pushtuar përkohësisht nga Rusia mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes.
Top Channel