Dy lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
04/02/2026 23:42
Tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë.
Ndërkohë pas orës 23:00 një tjetër lëkundje është shënuar me magnitudë 3.7 të shkallës rihter.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.
Top Channel